Monumentet e kulturës së një qyteti e kombi janë simbole të rëndësishme që tregojnë vlerat materiale, shpirtërore dhe zhvillimin në shekuj dhe vite. Monumentet e kulturës jo vetëm në perëndim, por edhe në vendet ish-komuniste kanë patur dhe vazhdojnë të kenë një vëmendje të veçantë. Urbanizmi dhe krijimi i “monumenteve” shumë urbane personale, shtëpi banimi shpesh pa asnjë projekt dhe hapësira të tjera urbane, nuk i zëvendëson vlerat e vërteta materiale dhe shpirtërore të një qyteti ose një kulture të caktuar. Shpirti urban dhe urbanizimi material dhe shpirtërorë, nuk takohet vetëm në vendet ish-komuniste. Ky koncept për urbanistikën dhe mënyrën e jetesës gati zuri vend edhe në perëndim. Por studiuesit dhe specialistët e zhvillimeve sociale...